“Bëhu burrë!”, ja si presionet sociale mund t’i bëjnë të rinjtë tepër agresivë

    Në shoqërinë e sotme, presioni shoqëror që vjen me të qenit burrë, mund të jetë shumë i madh. Sipas një studimi nga studiuesit në Universitetin Djuk, mashkulloriteti i një të riu varet shumë nga mendimet e njerëzve të tjerë. Dhe fatkeqësisht, këto mendime mund të veprojnë si një kërcënim që shkakton sjellje agresive.

    “Kur ata burra mendojnë se nuk janë duke respektuar normat e rrepta gjinore, ata mund të ndiejnë nevojën për të vepruar në një mënyrë agresive për të provuar burrërinë e tyre, për të“qenë burra””- thotë autori kryesor i studimit Adam Stanaland.

    Ekipi i studiuesve ndoqi 195 studentë universitarë, dhe një përzgjedhje të rastësishme të 391 burrave midis moshave 18-56 vjeç. Pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve të bazuara në aktivitetet sportive, auto-mekanika dhe riparimet në shtëpie, duke iu referuar atyre si “njohuri gjinore”.

    Pas këtij kuici, studiuesit u treguan rastësisht burrave rezultatet e testeve tyre, ndërsa u thanë nëse rezultatet e tyre ishin më të larta ose më të ulëta sesa mesatarja e meshkujve. “Rezultatet tona sugjerojnë që sa më shumë presion social të ndiejë një mashkull, aq më agresiv mund të jetë ai”- thekson Stanaland.

    Studiuesit shtuan elemente të botës reale që kërcënojnë burrërinë e tyre, duke u thënë burrave me rezultate të ulëta, se ishin “më pak burrë sesa burrat normale”. Pas këtij ushtrimi, grupit iu kërkua të plotësonte një seri fragmentesh me fjali, duke shtuar germat që mungonin.

    Fjalitë e fragmentuara ndihmuan në zbulimin e gjendjes shpirtërore të secilit pjesëmarrës. Disa burra shfaqën mendime agresive me zgjedhjet e tyre, por jo të gjithë. Për shembull, burrat me mendje të brishtë të pajisur me togfjalësha si “ha” do të shkruanin “hate” (urrejtje) në vend të “happy” (i lumtur), duke zgjedhur përgjigje më të dhunshme sesa ato neutrale.

    Autorët e studimit vunë re se burrat më të rinj (moshat 18-29 vjeç) ishin grupi më i fortë i agresorëve. Ata midis 30-37 vjeç ishin mesatarisht agresivë, ndërsa ata mbi 38 vjeç shfaqën përgjigje edhe më të buta.

    Gjithashtu rezultatet e studimit zbuluan se burrat që ndiejnë se mashkullorësia e tyre vjen nga brenda dhe jo njohuritë e tyre gjinore, nuk ishin të ndikuar nga rezultatet më të ulëta në teste. Për të tjerët, burrëria e të cilëve duket se mbështetet në vlerën e jashtme, rezultatet e ulëta ndikuan më shumë në gjendjen e tyre shpirtërore.

    Studiuesit thonë se burrat me mendje të brishtë vepruan “si burra”, për shkak të presioneve shoqërore dhe dëshirës për të qenë popullorë në rrethin e tyre social. “Ndërsa burrat përpiqen të gjejnë vendin e tyre në shoqëri, identiteti i tyre mashkullor mund të jetë më i brishtë. Në shumë vende, kjo do të thotë që burrat e rinj dhunohen vazhdimisht fizikisht ose verbalisht për burrërinë e tyre. Ata duhet të provojnë burrërinë e tyre çdo ditë të jetës së tyre”-thotë Stanaland. / StudyFinds/

    Lajmi Paraprak

    Nis gara në Malin e Zi, 300 euro shpërblim kush rri më shumë shtrirë

    Lajmi i rradhës

    Pushtoi i pari Polin e Jugut, ja cili ishte sekreti i eksploruesit norvegjez Roald Amudsen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë