Shkencëtarët amerikanë zbulojnë çmimin e lumturisë

    Diskutimi mbi ndërlidhjen e pasurisë me lumturinë, ndër më të zakonshmit në historinë e njerëzimit. “Paratë, nuk të bëjnë të lumtur”, thonë disa. “Po, por nuk mund të jesh i lumtur, as pa to”, përgjigjen të tjerë.

    Por, tanimë një universitet amerikan ka vendosur të saktësojë shifrën ideale, sipas tyre, me të cilën një person mund të ndihet i lumtur, kudo në botë, nga Japonia në Francë, nga Italia në Australi.

    Sipas universitetit “Purdue” në SHBA, kjo shifër është ajo e 95 mijë dollarëve në vit ose rreth 80 mijë euro. Shifra mendohet normalisht neto, si dhe pa taksa.

    Për të arritur në këtë rezultat, studiuesit kanë marrë parasysh të dhënat e mbledhura nga shoqëria prestigjioze “Gallup”, që ka pyetur rreth 1.7 milionë persona nga 15 vjeç e lart, në 164 vende të ndryshme të botës.

    95 mijë dollarët mjaftojnë për të plotësuar nevojat bazike kudo në botë, si një shtëpi të mirë, përballimi i qetë i shpenzimeve dhe një jetë dinjitoze.

    Studiuesit evidentuan se, shifra më të larta sjellin problematika të ndryshme, me dëshira artificiale që nuk përbëjnë lumturinë vërtetë. Pra, do të ishte më e arsyeshme të mos tejkalohej kjo shifër, nëse dëshironi një jetë e lumtur…

    Sipas studimit, gjinia nuk përbën ndryshim të madh në këtë rezultat, më domethënës është niveli i edukimit, pasi personat me edukim më të lartë kanë një kënaqësi më të madhe, kur arrijnë një standard ekonomik të tillë, duke u ballafaquar me një shtresë sociale me të ardhura të përafërta.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë do t’i ndodhte botës nëse njerëzimi do të flinte për 1000 vjet?

    Lajmi i rradhës

    ‘Unë, ‘armiku i popullit’, solla 104 tonë ndihma nga Brazili për kosovarët’, dëshmia e rrallë e emigrantit Hiqmet Pollos

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë