Kurti për konfiskimin e armëve në Zveçan: Fitoi shteti ligjor, edhe KFOR-i ishte i pranishëm në aksion

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në Zveçan ku është bastisur një depo armësh ku u sekuestruan një sasi e konsiderueshme armësh.

    Sipas njoftimit të kryeministrit të pranishëm gjatë aksionit kanë qenë edhe pjesëtarë të KFOR-it.

    Kurti ka thënë se armët kanë pasur të shpërndahen te bandat e dhunshme në atë pjesë të Kosovës.

    ”Një tjetër fitore për shtetin ligjor dhe organet e sigurisë. Sot Policia  e Kosovës në prani të trupave të KFOR-it bastisi një depo armësh në Zveçan që ishte përdorur për të kontrabanduar armë në Kosovë dhe për t’ua shpërndarë ato bandave të dhunshme. U konfiskuan armë ushtarake si pushkë automatike, granata dore dhe eksplozivë“, ka shkruar Kurti të martën.

    Më parë, për këtë çështje kishte reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili kishte dhënë detaje për aksionin.

    ”Deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it. Veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit. Rendi dhe ligji nuk do të cenohet në asnjë cep të Republikës”, ka shkruar ndër tjerash Sveçla, të martën.

    Policia e Kosovës në një konferencë ka shprehur habinë e saj se ndër armët dhe municionet e konfiskuara kishte lloje të tilla që përdoren nga shtetet e NATO-s.

    Policia tha se kjo çështje është interesante për t’u hetuar se si këto armë kanë rënë në duart e këtyre bandave.

    Lajmi Paraprak

    ID: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti dështuan të filtrojnë procedurat dhe veprimet në zgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë Korridoret 8 dhe 10D

    Lajmi i rradhës

    Për herë të parë në UT shpallet konkursi për degët specialistike nga FShM

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë