Kush do të mbaj përgjegjësi për bastisjen në burgun e Idrizovës?!

    Bastisja në burgun e Idrizovës do të rezultojë me përgjegjësi për personat që e kanë lejuar futjen e gjërave të palejuara në burg. Këtë e deklaroi drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve dhe ministri i Drejtësisë,

    Sipas tyre, rasti është dokumentuar dhe hetimi vazhdon për t’u vërtetuar përgjegjësia e cila thonë se nuk duhet të jetë vetëm disiplinore. Gjatë bastisjes janë konfiskuar mbi 50 telefona celularë, 37 thika, sasi të substancave psikotrope dhe objekte të tjera të palejuara. Drejtori Spasovski dhe ministri Tupançevski thonë se përzgjedhja për bastisje pikërisht në këtë institucion ka qenë joselektive.

    “Burgu i Idrizovës është zgjedhur sepse numri më i madh i popullsisë së burgjeve, mbi 50% gjendet atje. Sigurisht se e kemi në plan të vazhdojmë me bastisjet e këtilla dhe në shtëpitë e tjera të përmirësim-ndëshkimit”, tha Marjan Spasovski, drejtor i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve.

    “Nëse më pyetni mua, nuk bëhet fjalë për shkelje disiplinore ose për ndonjë formë të lehtë të krimit. Kjo vetë në vete nënkupton se përgjegjësi duhet të ketë por të lejojmë që këtë ta bëjnë institucionet që janë kompetente. Kuptohet se dikush i ka dorëzuar dhe dikush ka lejuar. Ajo që unë dua të theksoj është se drejtorët e burgjeve janë persona të emëruar. Me fjalë të tjera janë persona që kanë status zyrtar. Kjo do të thotë se mund të zbatohet i gjithë paragrafi nga Kodi penal që u referohet veprave penale në kuadër të detyrës zyrtare”, deklalroi Nikolla Tupançevski, ministër i Drejtësisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    KONTESTI RMV – BULLGARI | Stuhi në skenën politike në Sofje për shkak të negociatave

    Lajmi i rradhës

    Negociatat për një kod të ri zgjedhor, nuk kanë filluar akoma

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë