Kush është Bajram Begaj, kandidati i propozuar për President të Shqipërisë

    Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

    Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

    Gjeneral Major Bajram Begaj ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë.

    Ai Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

    Ai gjithashtu ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi.

    Dy vite më parë presidenti i Republikës Ilir Meta i dha gradën madhore “Gjeneral Major” Bajram Begajt me detyrë “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”.

    Begaj hyri në historinë e FA, duke u bërë kështu mjeku i parë në ushtri që arriti që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë.

    Gjatë karrierës 31-vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin e specializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

    Aktualisht Gjeneral Major Begaj në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

    Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:

    “Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri;

    “Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri;

    “Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri;

    “Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA;

    “Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi.

    Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

    Ai ka kryer detyra të ndryshme si:

    Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,

    Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,

    Drejtor i Spitalit Ushtarak

    Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura, njofton a2news.

    Lajmi Paraprak

    Si të kujdesesh për ajrin e klimatizuar

    Lajmi i rradhës

    Autoritetet politike dënojnë ashpër aktin vandal ndaj Qendrës Kulturore bullgare në Manastir

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë