Kush është kandidati i ASH-së që do të garojë kundër Merkos?

    Inxhinieri i Elektrikës, Idri Istrefi do të jetë kandidat për Kryetar të Komunës së Strugës nga Aleanca për Shqiptarët, mbështetur edhe Alternativa si partner koalicioni.

    Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë, sot me votë unanime zgjodhi Idri Istrefin që ti prijë procesit për fitoren në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 Tetor 2021.

    Idri Istrefi vjen nga Veleshta, anëtar i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët dhe pjesë e strukturave lokale që prej themelimit. Prej më shumë se 15 vite punon në kompaninë shtetërore ELEM, ndërsa nga viti 1996 deri në vitin 2005 ka qënë Kryetar i Këshillit në Komunën e Veleshtës.

    Kundër tij nga radhët e BDI-së do të kandidojë Ramiz Merko i cili është kryetar aktual i Strugës. Partia e tij pret që ai ta fitojë mandatin e tij të katërt i cili me shumë gjasa do ta ketë edhe mbështetjen e LSDM-së.

    Ndryshe, zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata zyrtarisht do të fillojë më 27 shtator.

    Lajmi Paraprak

    BDI: Ne kujdesemi për mirëqenien e banorëve në komuna

    Lajmi i rradhës

    Cilat ushqime duhen ruajtur patjetër në frigorifer dhe cilat jo

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë