BDI: Ne kujdesemi për mirëqenien e banorëve në komuna

    Sot, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, inspektuan rindërtimin e rrugës Bukoviq-Raoviq në Komunën e Sarajit, e cila është një nga 94 projektet nga programi TAV për mbështetjen e komunave me vlerë prej 47 milionë denarësh e cila është e gjatë 6 km, përcjell Nistori.

    “Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për komunën e Sarajit dhe kjo dëshmon se edhe në vendbanimet e vogla ne investojmë dhe kujdesemi për qytetarët pa marrë parasysh sa njerëz jetojnë në një vend të caktuar. Ndërtimi i një infrastrukture rrugore cilësore për Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve është një prioritet mbi prioritetet dhe për banorët në këtë rajon do të jetë i një rëndësie të madhe dhe do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre”, theksuan nga BDI.

    Përmes Programit TAV, u nënshkruan 94 kontrata, në një vlerë të përgjitshme prej 49.7 milionë euro, për zbatimin e projekteve të infrastrukturës në pothuajse të gjitha komunat në vend. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kanali për ujitje në Xhepçisht ende i pa pastruar! Hoxha: Atë që se kanë bërë për 20 vite, ne do e bëjmë shumë shpejtë

    Lajmi i rradhës

    Kush është kandidati i ASH-së që do të garojë kundër Merkos?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë