“Kush është përlyer, të japë llogari” | Abazovic e nis me “dorë të hekurt” ndaj korrupsionit!

    Shumë gjëra të çuditshme kanë ndodhur në Mal të Zi dhe tani është koha për të dhënë llogari, deklaroi kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic.

    Shefi i ri ekzekutivit ka përshëndetur aksionin e policisë, që vuri në pranga kryetarin e Gjykatës Ekonomike, Blaz Jovanic. Komentet e tij lanë të kuptohej se të tilla aksione, do të vazhdojnë.

    Abazovic:  Përgjigja më e mirë ndaj pohimeve për mungesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të jetë si kjo e fundit. Le të flasin rezultatet, gjithçka tjetër është politikë. Pres që ky trend të vazhdojë.

    Jovanic u arrestua me urdhër të kryeprokurorit të ri të posaçëm Vladimir Novovic, nën dyshimin e organizimit të një grupi kriminal dhe shpërdorimit të detyrës.

    Gjatë blicit policor u ndaluan edhe edhe disa persona të tjerë nga disa qytete malazeze. Abazovic e ka bërë të qartë se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë një nga prioritetet kryesore të ekzekutivit që ai drejton.

    Qeveria e tij e pakicës mori dritën jeshile të parlamentit malazez në fund të prillit, duke i dhënë fund kështu mandatit teknik tremujor të Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, të cilit u rrëzua me mocion mosbesimi në 4 shkurt. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Mourinho akuzon VAR-in për disfatën e Romës nga Fiorentina

    Lajmi i rradhës

    Emigrimi i mjekëve | Euractiv: Shqipëria po braktiset

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë