Kush janë të penduarit që zbuluan krimet më të rënda në Shqipëri

    Disa banda kriminale në Shqipëri janë zbërthyer falë rrëfimeve të të penduarve të drejtësisë.

    Emisioni Review në Euronews Albania bëri një bilanc të personave që u kthyen në të penduar të drejtësisë dhe sa i ka vlejtur drejtësisë shqiptare bashkëpunimi që ata kanë pasur me të.

    1-Enkeked Agai

    I akuzuar si anëtar i bandës së quajtur “Hakmarrja për Drejtësi”. I vetmi që gjatë marrjes në pyetje tregoi gjithë veprimtarinë e grupit. Pas 1997 u gjet i vrarë në zonën e Dajtit.

    2-Astrit Muldaka

    Dëshmitar/pjesëmarrës në vrasjen e deputetit Azem Hajdari shtator 1998. U “peshkua” nga grupi hetimor i çështjes në burgun e Regina Celi në Romë, Itali. Pranoi të rrëfente autorët kundrejt lehtësirave penale në Itali dhe Shqiperi. Dëshmoi se në vrasjen e Azem Hajdarit ishin përfshirë Fatmir e Halil Haklaj, Jaho Mulosnani, Naim Çangu, Izet Haxhia etj.

    3-Adriatik Coli

    Anëtar i Bandës së Durrësit. I akuzuar për 8 vrasje. U vlerësua për tu marrë  bashkëpunëtor me qëllim për të zbardhur një numër më të madh krimesh të Bandës së Durrësit.

    4-Petrit Lici

    Anëtar i bandës së Lushnjës. I akuzuar për pjesëmarrje në një vrasje. U vlerësua të merrej si bashkëpunëtor i penduar për të zbardhur të gjitha krimet e Bandës së Lushnjes, alias banda e Alfred Shkurtit njohur edhe si Aldo Bare.

    5-Julian Sinanaj

    Vrasës me pagesë. U vlerësua të bëhej bashkëpunëtor i penduar i drejtësisë me qëllim që të zbardheshin emrat e porositësve të vrasjeve, e konsideruar si pjesë më e rëndësishme e hetimit.

    6-Ervis Bardhi

    Anëtar i bandës së Çapjave në Elbasan. U vlerësua si bashkëpunëtor i penduar për të zbardhur të gjitha krimet e kësaj bande.

    7-Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej

    Anëtarë të një grupi që kryenin vrasje me pagesë. U konsideruan si bashkëpunëtorë të drejtësisë me qëllim zbardhjen e një numri vrasjesh me pagesë.

    8- Artan Tafani

    Personi që grabiti 30 mijë euro në një pikë këmbimi valutor në zonën e Unazës së Re në kryeqytet është kthyer në të penduarin e drejtësisë, duke dhënë informacione për rreth 20 ngjarje kriminale, gjashtë prej të cilave për vrasje në disa qytete. Pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnje, ka rrëfyer se dy prej vrasjeve kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë. /EuronewsAlbania/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiç “vrau” dialogun me Kosovën

    Lajmi i rradhës

    Reagon Hovenier: ShBA-ja e shqetësuar për mobilizimin ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë