Reagon Hovenier: ShBA-ja e shqetësuar për mobilizimin ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.

    Hovenier duke komentuar telefonatën që ka pasur Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, bëri thirrje për de-përshkallëzim të situatës.

    “Telefonata e rëndësishme mes këshilltarit Sullivan dhe kryeministrit Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën. Bëjmë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm”, thotë ai përmes postimit në platformën “X”, transmeton Telegrafi.

    Ambasadori, po ashtu ka kërkuar nga palët që të zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    Ndryshe, Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi publik ka dhënë detaje lidhur me bisedën telefonike që ka zhvilluar Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Në deklaratën e lëshuar për media SHBA ka shprehur shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

    Lajmi Paraprak

    Kush janë të penduarit që zbuluan krimet më të rënda në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    SHËMTIA E LUFTȄS

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë