Kuvendi i përgjigjet zyrtarisht kërkesës së Apasievit për referendum

    Propozimi i partisë “E Majta” për mbajtjen e një referendumi në lidhje me marrëveshjen me Bullgarinë, është refuzuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, por do të pritet 15 ditë për korrigjimin e saj.

    “Duke e shqyrtuar “Kërkesën tuaj për ngritjen e nismës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen e referendumit të detyrueshëm plotësues”, vërejta se kërkesa nuk është përpiluar në pajtim me dispozitat e Rregullores”, vlerësojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

    Kuvendi theksoi që në bazë të nenit 135 e Rregullores, pyetja e parashtruar udhëzon në pyetje të parashtruar në mënyrë të papërshtatshme. Në letrën publike theksohet që “E majta” ka afat prej 15 ditëve të korrigjojë kërkesën.

    Më 28 shtator partia politike “E majta” pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dorëzoi propozim për nisjen e iniciativës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen një referendumi shtesë të detyrueshëm në të cilin do parashtrohej pyetja: „A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut, të vitit 2022?”.

    Apasiev më pas tha se mendon se për çështjet me interes kombëtar fjalën e fundit duhet ta ketë populli, ndërsa në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve shtoi se nuk pret që iniciativa e partisë E majta të ketë të njëjtat probleme si në rastin e iniciativës së mëparshme të VMRO-DPMNE-së.

    Kujtojmë se, muajin e kaluar, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e hodhi poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE-së për shpalljen e referendumit të detyrueshëm për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë me arsyetim se është në kundërshtim me nenin 118 dhe nenin 8 (paragrafi 1, alinea 11) të Kushtetutës, gjegjësisht se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.

    Lajmi Paraprak

    “Maqedonia dështon në luftën ndaj korrupsionit”

    Lajmi i rradhës

    Cilat janë pasojat e mungesës së teksteve shkollore | Satki Ismaili: U bëhet padrejtësi nxënësve!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë