LARGIMI I MJEKËVE NGA RMV – Imeri: Unë nuk do të iki, por kjo nuk është ardhmëria për fëmijët e mi

    Ikja e personelit shëndetësore nga RMV, ku sipas një mesatareje, rreth 100 mjek në vit largohen nga Maqedonia e Veriut.

    Mjeku Argjend Imeri, në “Rruga Drejt”, në Alsat, tha se, ai kurrë nuk e ka menduar të ikë nga vendi, mirëpo kjo nuk është ardhmëria për fëmijët e tij.

    Ai tha se nuk është vetëm aspekti financiar arsyeja që janë larguar dhe po largohen shumë mjekë, por ka edhe arsye të tjera.

    “Unë kam vendosur të rrijë këtu, por për fat të keq, duke pasur parasysh rrethanat dhe vështirësitë me të cilat jemi përballuar gjatë kësaj periudhe, kjo nuk është ardhmëria të cilën unë e shoh për fëmijët e mi, të cilët kanë zgjedhur këtë profesion – pra të jenë mjek.  Nuk është vetëm aspekti financiar, por janë edhe gjëra të tjera që e bëjnë këtë”, u shpreh Imeri. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sot fillon skriningu në shkollat fillore të Maqedonisë

    Lajmi i rradhës

    Panovski bën thirrje që të hiqen certifikatat, “nuk ka dallim ndërmjet të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë