Largimi i mjekëve nga Shqipëria ka dëmtuar sistemin shëndetësor

    Ikja e mjekëve ka dëmtuar sistemin tonë shëndetësor duke krijuar boshllëqe në qendra shëndetësore jo vetëm në rrethe por edhe në Tiranë. Urdhri i mjekut konfirmon se për vitin 2022 kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë 180 mjekë.

    Edhe pse sipas kreut të tij Fatmir Brahimaj jo të gjithë largohen  një herë e përgjithmonë.

    “Certifikatën e sjelljes së mirë marrin pasi asnjë klinike private jashtë nuk të vesh bluzën e bardhe pa pasur atë .Por ikin edhe për doktoratura”- tha Fatmir Brahimaj, President i  Urdhrit të Mjekut. Po cilës fashë i përkasin mjekët që braktisin Shqipërinë? A është vetëm paga që marrin jashtë qe i josh ata të lënë profesionin në Shqipëri apo lidhet edhe me kushtet dhe klimën që ofrohet në institucionet shëndetësore në Shqipëri.

    E ndërsa shume mjekë zgjedhin klinika jashtë Shqipërisë të tjerë braktisin qendrat shëndetësore nëpër rrethe  për të ardhur në Tiranë.  Dhe sipas Brahimajt kjo nuk zgjidhet vetëm me bonusin e mjekut. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Parlamenti i BE: Nga 2035 vetëm automjete elektrike

    Lajmi i rradhës

    Dibra solidarizohet me Turqinë dhe Sirinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë