Dibra solidarizohet me Turqinë dhe Sirinë

    Edhe Komuna e Dibrës është solidarizuar me viktimat të tërmetit katastrofal që ndodhi në Turqi dhe Siri. Nuk ka dibran i cili në një mënyrë apo mënyrë tjetër nuk kanë dhënë ndihma.

    Në seancën të jashtëzakonshme që mbajti dje Këshilli i Komunës Dibër që ja kushtoi tragjedisë në Turqi dhe Siri , u ndanë mjete financiare në përkrahje të qytetarëve në Turqi dhe Siri. Në seancën e cila filloi me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit karastrofal, kryetari i këshillit Fuat Spahiu tha se kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur vetëm me një pikë. Pastaj kryetari i Dibrës Hekuran Duka informoi për lartësinë e ndihmës që jep komuna Dibër, që kap vlerën prej 300 mijë denarësh.

    Pastaj me propozim të këshilltarëve u vendos që përveç ndihmës që jepet nga komuna, të jepet edhe nga honorari i këshilltarëve edhe ato gjysma e mjeteve që marrin në një muaj. Ky vendim ishte anonim. Në debat u theksua se veçmas Turqia ka përkrahur Dibrën me shumë projekte siç është ndërtesa e gjimnazit, dhe projekte të tjera. Solidariteti i dibranëve është i madh dhe sipas mundësive, theksuan kryetari i komunës Hekuran Duka dhe ai i Këshillit Fuat Spahiu.

    Por një aktivitet masiv në drejtim të grumbullimit të mjeteve jep Muftinija e Dibrës. Muftinija ka informuar se në xhamitë të territorit të Muftinisë e cila mbulon komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë – Rostush janë grumbulluar deri tash mbi 20 mijë euro. Por grumbullimi i mjeteve dhe ndihmave në veshmbathje vazhdon dhe koordinimi bëhet me Bashkësinë Islame.

    Të dhënat thonë se në Dibër vazhdon grumbullimi i ndihmave. Në shoqatën humanitare “Drita” janë grumbulluar mbi 5 mijë euro. Poashtu ka informata se edhe shoqatat të diasporës në SHBA janë duke grumbulluar mjete për viktimat në Turqi dhe Siri. Nga Kryqi i Kuq në Dibër thonë se një numër shumë i madh i dibranëve nëpërmjet operatorëve telefonik kanë dërguar shumë mjete duke telefonuar në numrin 143-400, ku një telefonatë kushton 100 denarë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Largimi i mjekëve nga Shqipëria ka dëmtuar sistemin shëndetësor

    Lajmi i rradhës

    Rreziku nga tërmetet, problem procesi i legalizimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë