Lëvizja Besa: Rikonstruimi i Qeverisë ka të bëjë me përfitimin e individëve të caktuar

    Për zhvillimet e fundit në Kuvend ka reaguar edhe Lëvizja Besa. Nga kjo parti thonë se rikonstruimi i Qeverisë nuk ka të bëjë me procesin euro-integrues, por me përfitimin e individëve të caktuar, përcjell Nistori.

    “Si do te jetë shumica e re qeverisëse kur për të votuar rendin e ditës për qeverinë e re, ata mbështeten në votat e “Levicës”, e kemi të qartë se qeverisja e numrave nuk ka të bëjë aspak me procesin euro-integrues, por ka të bëjë me pazarin e përfitimeve grupore të disa individëve që udhëheqin me subjektet politike që tashmë formojnë shumicën e re qeverisëse. Edhe njëherë u dëshmua se pozicionimi politik i Lëvizjes Besa ka qenë i drejtë në gjithë këtë periudhë kohore dhe ne kemi dëshmuar se qeverisja dhe politika duhet të mbështetet mbi parime të qarta dhe jo mbi pazare të ulta politike si po shohim këtyre ditëve nga aktorët politik qe nuk kanë legjitimitet.”, kumton Besa.

    Sipas tyre, Qeveria ka humbur legjitimitetin dhe të gjitha tentimet për të mbajtur në jetë qeverisjen LSDM-BDI janë thjesht kalkulime numrash dhe jo kalkulime strategjike për të ardhmen e vendit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nesër do të vazhdojë seanca për rikonstruimin e Qeverisë së re

    Lajmi i rradhës

    Mënyra të thjeshta se si mund të pastroni ajrin në shtëpi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë