“Ligj kundër mafies” / Si do të bëhet sekuestrimi i pasurisë ilegale në RMV

    Konfiskimi i pasurive të paligjshme mbi 50 mijë euro të zyrtarëve, ish-funksionarëve, apo edhe personave të tjerë do të kryhet nga Prokuroria e Shtetit. Kështu është përcaktuar në Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurat juridike, i cili është publikuar për herë të parë në regjistrin kombëtar të rregulloreve, i paralajmëruar nga qeveria kohë më parë.

    I quajtur ndryshe edhe si “Ligj për origjinën e pronës”, “Ligj kundër mafies”…, ky ligj do të veprojë me konfiskimin e pasurisë se çdo personi që nuk mundet të vërtetojë se e ka fituar atë në mënyrë të ligjshme, pra nëse konstatohet se ai person nuk fiton të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e vënë. Edhe pasuria trashëgimore mund të konfiskohet nëse nuk vërtetohet se është fituar me ndershmëri. Prokurori i Përgjithshëm dhe Autoriteti i Policisë Financiare do të mund të mbështeten vetëm në “dyshim të arsyeshëm” për të vlerësuar se dikush ka përvetësuar pasuri në mënyrë të paligjshme. Ndërsa Metodologjia për të vlerësuar se sa vlen prona dhe nëse ajo mund të blihej me ndershmëri do të bëhet nga Ministria e Financave.

    “Pronë – në kuptimin e këtij ligji janë paratë ose mjetet e tjera pagese, letrat me vlerë, depozitat, koncesionet, pasuritë e tjera në formë të prekshme ose të paprekshme, përfshirë pasuritë virtuale në përputhje me ligjin, pasuritë e luajtshme ose të paluajtshme dhe të drejtat reale që lidhen me të, kërkesat, si dhe llojet e tjera të dokumenteve dhe instrumenteve që vërtetojnë të drejtat pronësore dhe interesat ligjore”, shkruhet në një nga nenet.

    “Policia Financiare” do të mbledhë të dhënat pasurore nga të gjitha institucionet përkatëse dhe dëshmitarët për jo më shumë se 60 ditë dhe Avokati i Shtetit, i cili do të jetë paditës, duhet të sigurojë më pas pronën me masa dhe të paguajë nga pjesa e fituar në mënyrë të paligjshme. Avokatura e Shtetit është përndryshe një institucion që ruan pronën shtetërore me në krye Avokatin e Shtetit dhe rreth 50 avokatë në nivel të gjithë vendit, së bashku me njëqind administratorë të tjerë të punësua.

    Për hartimin e ligjit kanë punuar Zyra e zëvendëskryeministres për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave, Autoriteti i të Ardhurave Publike, Autoriteti i Policisë Financiare, Autoriteti i Inteligjencës Financiare, Drejtoria doganore, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Prokuroria Themelore Publike Shkup, Gjykata Themelore Penale Shkup, Gjykata Themelore Civile Shkup, Gjykata Administrative, Prokuroria e Shtetit.

    Grupi i punës ka një përfaqësues nga komuniteti akademik, si dhe përfaqësues nga sektori joqeveritar, pra nga Platforma e Organizatave Civile për Luftën kundër Korrupsionit dhe Grupi i Projektit për Reformat në Drejtësi. Nga ana tjetër ende nuk është miratuar ligji për origjinën e pronës, ndonëse deri më tani e kanë kërkuar disa institucione, para së gjithash Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Bexheti i ashpër ndaj AShAM: kur unë flas shqip, gjysma e kolegëve lëshojnë sallën

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria tregohet kokëfortë që RMV ta ndryshojë kushtetutën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë