Bexheti i ashpër ndaj AShAM: kur unë flas shqip, gjysma e kolegëve lëshojnë sallën

    Abdylmenaf Bexheti / Fotografia: Nistori

    Akademiku Abdylmenaf Bexheti në hapjen solemne në Qeverinë e RMV-së, të edicionit të pestë të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, me rastin e shënimit të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (AShAM). Bexheti tha se pjesë e këtij institucioni pengon zbatimin e gjuhës shqipe, ndërsa kritikoi edhe mungesën në këtë eveniment të kreut të ASHAM, Ljubço Kocarev.

    “Akoma kemi animozitete të shprehura në institucione të caktuara. Do të kisha dashur që sot, kur kanë mundur të vijnë nga Tirana e Prishtina përfaqësues, kryetarë të akademisë, zv/kryetari i Akademisë, kryetari im i Akademisë së Shkencave, që është vetëm 1 kilometër larg, pra, ai duhej të jetë këtu dhe unë jam i njohur për shprehjen time kritike për këtë punë. Pra, akoma kemi institucione të cilët jo që hezitojnë, por pengojnë me paramendim zbatimin dhe praktikimin e gjuhës shqipe, në këtë aspekt, fatkeqësisht institucioni prej ku unë vij, i prin këtij animoziteti. Kur unë filloj të flas me fjalë përshëndetëse bile në AShAM, gjysma e kolegëve e lëshojnë sallën”, tha Bexheti.

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq në takim me Lajçakun: Do të respektojmë marrëveshjet e dialogut

    Lajmi i rradhës

    “Ligj kundër mafies” / Si do të bëhet sekuestrimi i pasurisë ilegale në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë