Rriten çmimet e naftës në botë pas lëvizjes së papritur për të ulur prodhimin

    Çmimet e naftës janë rritur pasi disa nga eksportuesit më të mëdhenj në botë njoftuan shkurtime të papritura të prodhimit.

    Aktualisht nafta Brent po tregtohet me mbi 84 dollarë për fuçi në Azi me një rritje prej 5 për qind. Rritja erdhi pasi Arabia Saudite, Iraku dhe disa shtete të Gjirit thanë se po ulnin prodhimin me më shumë se 1 milion fuçi naftë në ditë.

    Çmimet u rritën kur Rusia pushtoi Ukrainën, por tani janë kthyer në nivelet e parë para fillimit të luftës. Megjithatë, ShBA-ja ka bërë thirrje që të rritet prodhimi në mënyrë që të ulin çmimet e energjisë.

    Çmimet e larta të energjisë dhe karburanteve vitin e kaluar ndihmuan në rritjen e inflacionit – norma me të cilën rriten çmimet – duke ushtruar presion mbi financat e shumë familjeve.

    Ulja e prodhimit po bëhet nga anëtarët e OPEC+. Grupi përbën rreth 40 për qind të të gjithë prodhimit të naftës së papërpunuar në botë.

    Arabia Saudite po redukton prodhimin me 500 mijë fuçi në ditë dhe Iraku me 211 mijë. Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Algjeria dhe Omani po bëjnë gjithashtu reduktime. 

    Lajmi Paraprak

    Si Rusia bëhet gati për luftë kibernetike

    Lajmi i rradhës

    Sfidë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë