LIGJI PËR NDRYSHIMIN E GJINISË – Aktivistët kërkojnë të votohet sa më parë në Kuvend

    Iniciativa për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të transgjinorëve në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pasi tërheqjes së Ligjit për Evidencë Amë, nga procedura kuvendore. Lila Miliç nga kjo organizatë kërkon që Ligji të kthehet në Kuvend dhe të votohet sa më parë nga deputetët.

    “Me vendimin për tërheqjen e ligjit nga procedura kuvendore shteti po i lë personat transgjinorë pa pothuajse asnjë mbrojtje ligjore. Për këtë kërkojmë që Ligji për evidencë amë të kthehet në procedurë parlamentare dhe sa më parë të miratohet nga ana e deputetëve”, tha Lila Miliç, Iniciativa për mbrojtjen dhe avancimin e transgjinorëve në Maqedoninë e Veriut. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Rasti “Llaskarcë” drejt një gjykimi të ri?

    Lajmi i rradhës

    Fermerët në RMV: Pulat e fshatit janë rezistente ndaj virusit H5N1

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë