Ligji për pagat ende nuk është gati! 

    Edhe pse se qeveria tashmë një vit paralajmëron se do ta miratojnë ligjin për pagat, për të cilin janë të sigurt se do të sjellë rend në sektorin publik, ai ende është në fazën e hartimit. Grupi i punës ende është duke e punuar draft-versionin sepse është një ligj kompleks, siguron ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, i cili megjithatë pranon se po punohet një kohë të gjatë.

    “Është një proces që funksionon prej kohësh në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ofron  kornizë për të gjithë sistemin e pagesave në vend. Unë tashmë e kam dërguar draft versionin e këtij ligji në grupin e punës, ne jemi 5 kolegë nga qeveria ku aktualisht po punojmë për të gjetur zgjidhje për të optimizuar qasjen për krijimin e pagave në shtet, por ende nuk mund të themi se kemi një version që mund të jetë i hapur për debat pasi është ende në version draft”, tha Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

    Ministri Aliu thekson se ka mospërputhje të mëdha në pagesën e pagave, si në Ministrinë e Financave ku punëtorët kanë paga më të larta se në ministritë e tjera. Andaj ai sqaron se me këtë ligj do të ketë një sistem “kaskadë” të standardizuar për pagat ku do të dihet për çdo vend pune se sa pikë sjell.

    “Në institucione të ndryshme kolegët me profil të ngjashëm kanë paga të ndryshme, tashmë kemi situatë kur pagat në ministritë nuk janë të njëjta, e dini që në Ministrinë e Financave kolegët marrin 30 për qind më shumë se kolegët e tjerë që bëjnë të njëjtën punë në ministritë e tjera. Pra, ky deformim i pagave në vendin tonë është padyshim i dukshëm dhe besoj se me atë ligj për pagat do të krijojmë standarde”, pohoi Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

    Ky ligj u aktualizua sidomos pas rritjes së pagave të funksionarëve për 78%, pas çka kishte reagime të shumta në opinion. Kryeministri Kovaçevski  në mars të këtij viti tha se e gjithë kjo do të zgjidhet me ligjin e ri për pagat që po hartohet. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    AAA: pensionet dhe ndihmat sociale, në kohë krize duhet të rriten

    Lajmi i rradhës

    Shkupi po helmohet, shkrihen 600 tonë bateri akumulatori

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë