LINI – Një ndër fshatrat më të bukur në Shqipëri, por i lënë pas dore (FOTO)

    Fshati Lin / Fotografia: Lirim Shabani

    Autor | Lirim Shabani

    Nëse udhëtoni drejt Korçës apo Pogradecit, padiskutim ju ka rënë në sy një ndër fshatrat më të bukur turistik buzë liqenit të Ohrit. E kam fjalën për fshatin turistik të Linit, i cili të mahnit që në pamje të parë që e shikon. Mund të themi se me fshatin Lin mund të jetë një dashuri me shikim të parë dhe sa më shumë afrohesh drejt tij, aq më tepër kuriozohesh për ta njohur e për të ditur më shumë rreth tij.

    Fshati Lin, me përafërsisht 1200 banorë, është pjesë e Njësisë Administrative Udënisht, Bashkia e Pogradecit. Ndodhet 110 km larg Tiranës dhe 20 km larg Pogradecit.

    Pozita gjeografike, ndërtesat karakteristike, monumentet e shumta kulturore, mikpritjen dhe kulinaria e pasur me gatime tradicionale e bëjnë Lin një vend shumë interesant për turizëm. Pjesë e trashëgimisë kulturore të fshatit është Bazilika paleokristiane dhe mozaikët e Linit, të cilët ndodhen në majë të kodrës së Shën Thanasit dhe nga një studim i hollësishëm i ndërmarrë më 1968 nga Instituti i Monumenteve në Tiranë nxori përfundimin se kjo bazilikë ishte një nga më të veçantat e zbuluara ndonjëherë në Shqipëri. Lin ka dy konfeksione religjioze. Ka kishe dhe xhami.

    Aktivitetet kryesore ekonomike përfshijnë peshkimin, bujqësinë dhe turizmin. Shumë banorë ruralë po kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina për turistët dhe kështu po rritin jo vetëm të ardhurat ekonomike, por edhe krijimin e një zinxhiri të vlerave për produktet e tyre bio bujqësore. Disa banorë të Linit për gazetarin e Nistorit thonë se, fshati është lënë pas dore nga politika shqiptare dhe të rinjtë gjithnjë e më shumë emigrojnë jashtë vendit. Në vijim mund t’i shikoni disa fotografi të fshatit, të realizuara nga fotografi i Nistorit, Lirim Shabani. /Nistori/

    Ekziston gjithashtu potencial për të promovuar aktivitete të tilla si: kalërimi, ecjet e gjata, vizita e vendeve historike dhe deri tek gatimet tradicionale.

    Lajmi Paraprak

    Brenda një viti 1608 viktima të dhunës në familje

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski nesër do të takohet me Mickoskin në Qeveri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë