Kovaçevski nesër do të takohet me Mickoskin në Qeveri

    Pas disa ditësh tensione, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i opozitës Hristijan Mickoski nesër do të takohen në Qeveri për të diskutuar propozimet e VMRO-DPMNE-së për tejkalimin e krizës energjetike.

    Këtë e ka bërë të ditur Maya Kadievska nga VMRO-DPMNE në daljen e sotme në TV 24, përcjell Nistori.

    “Sonte ekskluzivisht zbuloj se nesër kryetari ynë Mickoski dhe ekipi i tij ekonomik do të kenë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Jam e kënaqur që për herë të parë në histori një lider i opozitës doli me propozim konkret për krizën energjetike dhe nesër do t’ia paraqesë kryeministrit”, tha Kadievska.

    Ndryshe, ditëve të fundit ka pasur përplasje në mes dy partive maqedonase, të cilat e kanë akuzuar njëra-tjetrën për përfitime politike në kohë të krizës ekonomike dhe energjetike./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LINI – Një ndër fshatrat më të bukur në Shqipëri, por i lënë pas dore (FOTO)

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi i Kosovës miraton zgjatjen e masave emergjente për rrymë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë