“Llaskarca”, “Titanik”, dhe “Talir” rrezikojnë të kthehen në rigjykim?!

    Këshilli Gjyqësor zgjodhi 8 gjykatës për Gjykatën e Apelit. Ndonëse metodologjia për zgjedhjen e gjykatësve rregullon që përzgjedhja duhet të shkon sipas listës së vlerësimeve, këshilli nuk e respektoi. Dy gjykatësit ndër më të kualifikuarit për çështje penale në Gjykatën e Apelit, Ola Ristova dhe Betim Jahija nuk morën mbështetjen e këshillit. Mbështetje nuk mori as Llazar Nanev, kryetar i Gjykatës Themelore në Kavadar, i shumëpërfolur së fundi pasi emri dhe veprimtaria e tij u bënë çështje kontestuese mes këshillit dhe ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga. Me përzgjedhjen e sotme, gjykatësit që shkojnë në Apel rrezikojnë tre lëndë të rëndësishme: “Llaskarca”, “Titanik” dhe “Talir”.

    “Konstatoj se për gjykatës në Gjykatën e Apelit në Shkup janë zgjedhur: Gabriella Gajdova, Aleksandra Ristevska, Vesna Dimishkova dhe Osman Shabani. Gjithashtu janë zgjedhur: Aleksandar Shopov, Irena Kostadinova-Angellova, Natalija Doneva dhe Ilir Sulejmani”, tha Sashko Georgiev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

    Gjykatësi Osman Shabani i cili gjykon “Titanikun” për keqpërdorime zgjedhore dhe “Talirin” për financimin me mjete të dyshimta të VMRO-DPMNE-së, rrezikon t’i kthen dyja lëndët nga fillimi. Ndërkaq gjykatësja, Aleksandra Ristevska që gjykon rastin “Llaskarca” edhe pse ndodhet pranë fjalëve përfundimtare dhe sapo ka përfunduar dëgjimi i ekspertëve të shumëpritur, rrezikon ta çon në rigjykim një proces që kishte filluar nga viti 2019. Ristevska gjykon edhe mbi akuzën e ngritur kundër ish sekretarit të Qeverisë, Muhamed Zekiri.

    Këshilli nuk dha një shpjegim se përse zgjedhja e gjykatësve në Apel nuk u bë sipas radhitjes, apo pse shërben vlerësimi kur në fund zgjedhja faret nga vetë bindja e anëtarëve për ta mbështetur ose jo një kandidat. Me veprimet e sotme, Këshilli vlerësoi se gjykatësit e radhitur në vendin e tretë dhe të pestë nuk meritojnë mbështetje, ndërsa gjykatësi që me vlerësime janë radhitur në pozitat 6, 11 dhe 13 duhet të shkojnë në Apel. Ndonëse se të thirrur në vendimet e pavarura, përzgjedhja e sotme në këshill dukej qartë se kishte për qëllim avancimin e gjykatësve që gjykojnë lëndë të ndjeshme e për të cilat përmes mundësive ligjore duhet gjetur zgjidhje për vjetërsim absolut. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Grubi: nuk e shoh veten në postin e kryeministrit shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Prej sot posedim i detyrueshëm i pajisjeve dimërore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë