Lloga: Nëse Ahmed Kalaja dhe Enis Rama paraqesin rrezik, atëherë edhe ne që i dëgjojmë jemi të rrezikshëm

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në Klan Debat tha se, ndalesa për hyrje në Maqedoni të hoxhës Ahmed Kalaja është absurde. Sipas tij, në institucionet e shtetit e sidomos ato të sigurisë ende ka të instaluara segmente albanofobe dhe islamofobe. Ai premtoi se do ta zgjidhin rastin e hoxhës dhe do ta largojnë nga lista e personave me rrezik, përcjell Nistori.

    “Është absurde që një njeri që thirr në ditë me diell për paqe e mirësi edhe për dashuri të cilësohet si ekstrem ose diçka e tillë…Akoma edhe më keq si rrezik kombëtar. Nëse ai është rrezik për Maqedonië, atëherë ne të dy jemi akoma edhe më shumë rrezik, sepse edhe unë ashtu si edhe familja ime i dëgjojmë shpesh ligjëratat e hoxhës së nderuar Ahmed Kalaja, të Enis Ramës, Armend Sejdiut apo edhe Elvis Naçit, kështu që nëse ata janë të rrezikshëm atëherë ne jemi edhe më të rrezikshëm”, tha mes tjerash Lloga.

    Ndryshe, hoxhës nga Shqipëria, Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut. Kjo me arsyetimin, sipas dokumentin që i është dhënë nga MPB në kufirin Qafë Thanë se paraqet rrezik për vendin. Kalaja ka qenë i ftuar dje (16.04.2023) të prezantojë në xhaminë “Sulltan Murat” pas namazit të ikindisë, kurse para namazit të teravisë duhej të ligjëronte në xhaminë e re të fshatit Bojanë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    E VËRTETA RRETH NATËS SË KADRIT

    Lajmi i rradhës

    Alternativa: Koncepti i ri i arsimit bie ndesh me interesat tona autoktone

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë