LSDM apo BDI ka më shumë pushtet? / Mariçiq: duhet pasur kujdes se sa fuqi u japim partive politike!

    Kritikave të vazhdueshme, para së gjithash nga opozitarja VMRO-DPMNE, por edhe mendimit të krijuar në opinion, se praktikisht shtetin e udhëheq BDI-ja, e jo LSDM-ja, Mariçiq nuk dha përgjigje konkrete. Konkretisht, këtë nuk e mohoi zëvendëskryeministri i parë, Bojan Mariçiq, por vetëm tha se në 8 vitet e kaluara kanë pasur një bashkëpunim korrekt me BDI-në dhe se kanë dhënë rezultate konkrete.

    Për lëshimet ndaj BDI-së në Qeveri, ai thotë:

    “Ne kishim një situatë objektivisht të vështirë, e tillë ishte situata dhe e tillë ishte formula për të bërë koalicion. Në vitin 2020 e dimë sa i ngushtë ishte rezultati, a ndaj objektivisht ishim në një situatë të tillë. Sido që të jetë, ne tani mund të vendosim një vijë, prandaj them se në qeverinë e ardhshme do të duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe për sa i përket shpërndarjes së përgjegjësive, por edhe për sa i përket fuqisë që ua japim partive politike, institucioneve dhe qytetarëve”, tha Mariçiq.

    Zëvendëskryeministri për Çështje Europiane thotë se në Qeverinë Teknike ka detyra shtesë, përkatësisht ai drejton edhe Komisionin e Sistemit Politik dhe nëse kryeministri teknik Talat Xhaferi nuk ka mundësi, ai e udhëheq Qeverinë.

    “Në të njëjtën kohë unë e drejtoj Komisionin për Sistemin Politik në Qeveri, që do të thotë një mbledhje plus në javë dhe pjesëmarrja në seanca është e detyrueshme sepse nëse nuk është kryeministri Xhaferi këtu, unë duhet ta udhëheq Qeverinë”, është shprehur më tej Mariçiq.

    Për bashkëpunimin me ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, Mariçiq u përgjigj, në të njëjtën mënyrë siç bashkëpunojnë Ali Ahmeti dhe Dimitar Kovaçevski.

    “Në mënyrë korrekte dhe me partneritet, pra si më parë!”, përfundon Mariçiq. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Pak mjete për të realizuar projektet kulturore

    Lajmi i rradhës

    “Kur vajza kthehet vonë, dal e pres në rrugë” – Pasiguria brengos prindërit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë