LSDM këtë herë në komunën e Zhelinës do të garojë me listë këshilltarësh

    Foto: Emir H

    Dega e LSDM-së në Zhelinë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të garojë me listë këshilltarësh në komunën e Zhelinës. Bartësi i listës për këshilltarë nga radhët e LSDM-së do të jetë Suad Murati, njofton Nistori.

    Murati para të pranishmëve ka thënë se me platformën “Më e mira për komunën tonë” dhe me një përkrahje maksimale nga lideri ynë, njëkohësisht kryeministri i RMV-së Zoran Zaev, do të bëjmë realitet programin tonë gjatë mandatit katër vjeçar.

    “Të dashur qytetarë të Komunës së Zhelinës. Më lejoni sot këtu para jush të shpalli kandidaturën time si bartës i listës për këshilltarë nga radhët e LSDM-së në Komunën e Zhelinës, nga sot ju informoj se me platformën tonë “Më e mira për komunën tonë” me një përkrahje maksimale nga lideri ynë njëkohësisht Kryeministri i RMV-së Zoran Zaev, do e bëjmë realitet programën tonë gjatë mandatit katër vjeçar me kontributin tonë në këshillin e komunës së Zhelinës. Andaj, nga këtu informojmë opinionin e gjërë që në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor kërkojmë përkrahjen e qytetarëve të komunës së Zhelinës të përkrahin platformën e LSDM-së”, është deklaruar Murati.

    Përndryshe, LSDM futet në garë për herë në këtë komunë me listë këshilltarësh, ndërsa me kandidat do të garojë Lëvizja Besa – Blerim Sejdiu, Fatmir Izairi nga BDI dhe Mahir Ziberi – ASH. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në garën për kryetar të komunës së Dibrës garojnë tre kandidatë

    Lajmi i rradhës

    “Më kanë kërcënuar me vdekje, por drejtësinë për këtë tragjedi do ta kërkoj edhe në Itali”, shprehet familjari të cilit i vdiqën babai dhe vëllai

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë