LSDM: Mickoski të mos presë, menjëherë mund të jep dorëheqje

    Hristijan Mickoski të mos presë, menjëherë mund të jep dorëheqje dhe të largohet nga politika, pasi kanë dështuar të gjitha përpjekjet e tij për ngecje dhe destabilizim të shtetit, reagojnë nga LSDM-ja.

    Sipas partisë në pushtet, Mickoski, i cili u deklarua si politikan anti-BE, konfirmoi edhe një herë se referendumi që po e shpall dhe për të cilin nuk e di as formën e as pyetjen, është vetëm për përdorim brendapartiak dhe personal.

    “Mickoski punon në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare, nuk pajtohet që ne kemi filluar negociatat me BE-në me gjuhën e mbrojtur maqedonase në Union dhe veçori të mbrojtura identitare, kulturore dhe gjuhësore të popullit maqedonas”, thonë nga LSDM-ja.

    Lajmi Paraprak

    RRITJA E ÇMIMEVE | Qytetarët heqin dorë nga përgatitja e ushqimeve për dimër

    Lajmi i rradhës

    Grante për bujqit e rinj të Maqedonisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë