LSDM: Në VMRO-DPMNE është kthyer thelbi i regjimit të Gruevskit, Zoran Stavreski

    Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se partia e udhëhequr nga Mickoski nuk ka asnjë ndryshim.

    “Në pallatin e bardhë i pranishëm është thelbi i regjimit të Nikolla Gruevskit. Dëshmi për këtë është edhe kthimi në funksion të lartë partiak të kumbarit të Gruevskit dhe ish-ministrit të Financave, Zoran Stavreski”, thonë nga LSDM.

    Ata shtojnë se i gjithë opinioni ka mundur ta dëgjojë Stavreskin duke thënë “shpenzojmë për çokollata, ndërsa s’kemi për bukë”, kurse ai sot, sipas LSDM-së, do ta kontrollojë punën dhe do t’u jep urdhëra kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

    Sipas LSDM-së, kryetarët e komunave nga partia opozitre në vend që të punojnë për qytetarët dhe interesave të tyre, ata do të punojnë për Stavreskin dhe interesin e tyre.

    Lajmi Paraprak

    As dënimet me burg nuk i trembin mashtruesit që falsifikojnë certifikata të Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Mos marrja e datës e çon vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë