Studentët demantojnë dekanin Nafi Jashari, publikojnë ankesa tjera ndaj profesoreshës Mehmedi (DOKUMENT)

    Studentët e Fakultetit të Arteve – drejtimi Muzikor demantojnë dekanin e fakultetit, Nafi Jashari se, në adresë të universititet përveç rastit me profesoreshen Besiana Mehmedi, nuk ka pas ankesa tjera nga studentë dhe ish-studentë. Jashari në një prononcim për media tha: Ne shpresojmë që së shpejti këtë problem do ta zgjedhim, për shkak se, nuk është ndonjë problem i cili përsëritet këtu në Fakultetin e Arteve.

    Ndryshe, grupi i studentëve protestues thonë për Nistori se nuk është e vërtetë pjesa e deklaratës së dekanit që ky rast është i vetmi dhe nuk është rast që përsëritet. Studentët thonë se ka raste të tjera të cilët studentët dhe ish-studentë janë ankuar, madje i kanë edhe të dokumentuar.

    Përveça ankesës së studentëve ndaj sjelljes së profesoreshës Mehmedi, Nistori ka siguruar edhe ankesa tjera të dokumentuara të studentëve. Bëhet fjalë për ankesa të studentëve të vitit IV-të, studentë vitit të III-të dhe të II-të. Në vijim i lexoni ankesat e studentëve të cilat ende nuk kanë marrë përgjigje dhe sipas studentëve kanë hasur në vesh të shurdhër.

    Ankesa e studentes së vitit të IV-të. Ajo për shkak të raportit të keq me profesoreshën Mehmedi, kërkon nga rektorati që t’i ndërrohet profesoresha për shkak se: Nuk respekton orarin e ligjëratave; Qëndron në telefon gjatë orës së mësimit; Bërtet dhe i trajton keq.

    Nistori kontaktoi edhe Universitetin e Tetovës në lidhje me rastin e profesoreshës Besiana Mehmedi, nëse në adresë të tyre ka arritur vetëm një ankesë e studentëve apo bëhet fjalë për më shumë ankesa në drejtim të profesoreshës në fjalë, por përgjigje nuk morëm.

    Redaksia kontaktoi edhe profesoreshën Mehmedi për të marrë përgjigje nëse bëhet fjalë për ankesë të grupit të studentëve, sipas saj, denigrues apo ka hasur në probleme edhe me paralelet tjera, mirëpo nuk i është përgjigjur pyetjes tonë.

    Si filloi zënka ndërmjet studentëve dhe profesoreshës?

    Nistori ka siguruar një bisedë të transkriptuar ndërmjet studentit Ardi Lena dhe profesoreshës Besiana Mehmedi. Në vijim përshkruajmë disa sekuenca të ngjarjes gjatë një ore mësimore.

    Ligjërata filloi në ora 14:45 (edhe pse në orar është në 13:30), profesoresha hyri në klasë dhe i pyeti studentët se çfarë kanë mësuar ligjëratën e kaluar dhe pasi studentët iu përgjigjën, profesoresha iu drejtua studentit Ardi Lena dhe i tha:

    Profesoresha: Ardi na shpjegon për Çesk Zaden dhe Tish Dain!
    Ardi Lena: Nuk e di!
    Profesoresha: Pse se di, për çka duhet mos me ditë?
    Ardi Lena: Nuk e di!
    Profesoresha: Po a ke qenë në orë?
    Ardi Lena: Po!
    Profesoresha: Edhe? Tash a t’fillojm na krejt klasa t’zgërdhihemi?
    Ardi Lena: E drejta juaj, unë s’dërhyj në atë punë!
    Profesoresha: Jo nuk është e drejta jonë!
    Ardi Lena: Po de!
    Profesoresha: Do me than për ty pe dij, me dit çka a, me dikan duhet me pas fakte e
    argumente edhe arsye!!! (ndërkohë që flet profesoresha ardi i pohon me fjalen
    po).
    Ardi Lena: Po!
    Profesoresha: Mos um thuj ti mu po, po, po, mos mu drejto po, po, po!!!
    Ardi Lena: Po si të drejtohem! E drejta ime është, fejsbukun tem personal e përdor si dua
    unë!
    Profesoresha: O nuk pom intereson fejsbuku. Kush e përmeni fejsbukun?
    Ardi Lena: Po për cilin, po e di unë ku është çështja.
    Profesoresha: Kush e përmeni fejsbukun?
    Ardi Lena: Po ku jam zgërdhi unë?
    Profesoresha: Halli jot ka mbet me u zgërdhi me familjart e fëmijun e dikujt!!
    Ardi Lena: Jo!! Ku jam zgërdhi me fmiun e dikujt!
    Profesoresha: – (dhe me zë të lart i kthehet ardit) Ardi mbylle gojen po t’tham!!!
    Ardi Lena: Jo, jo, jo, nuk e mbyll unë kur është padrejtësi, padrejtësi asnjëherë! (ndërkohë
    që flet Ardi, profesoresha i thotë disa herë: – “mbylle gojën Ardi, dil jasht” ).
    Ardi Lena: – Nuk ka mundësi t’më drejtoheni mua profesoresh (me fjalën) mbylleni gojën.
    Edhe unë ato që i keni shkruar në mesyngjer i kam të gjitha.
    Profesoresha: – Shumë mirë, ruji ruji, tash ta thirri Bajramalin ntelefon e do t’shkoj nrektorat.
    Ardi Lena: Cilin të duash thirre, nuk keni të drejtë profesoresh mua në atë mënyrë t’më
    shkruani në fejsbuk.
    Profesoresha: Nuk ke a një të drejtë, ti mu drejtue me gjuhën që ti ke qef!
    Ardi Lena: Me cilën gjuhë, unë ju drejtova apo ju më shkruat mua?
    Profesoresha: Ti ske respekt minimal!

    Bisedën e plotë të transkriptuar e gjeni KËTU!

    Në lidhje me ndodhitë e fundit, profesoresha Mehmedi ka paralajmëruar studentin Lena se do ta paditë nëse nuk i kërkon falje për ofendimet dhe gënjeshtrat.

    Së fundmi, studentët e Fakultetit të Arteve – drejtimi muzikor të mërkurën (13.04.2022) në ora 14:00 do të protestojnë kundër sjelljes jo-etike të profesoreshës Besiana Mehmedi, kështu njoftojnë nga grupi protestues për Nistori.

    Marshi protestues do të fillojë nga biblioteka e qytetit në Tetovë deri tek Universiteti i Tetovës. Protesta vjen si shkak i mos marrjes së masave të rektoratit ndaj sjelljes së Mehmedit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LSDM thotë që mësuesit ta vendosin interesin e fëmijëve në rend të parë, opozita mbështet grevistët

    Lajmi i rradhës

    Përse sezoni i alergjisë po fillon më herët – Çfarë thonë studiuesit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë