LSM: Rritja e pagave që premtoi Qeveria, nuk do të ketë efekt sepse ato para do i marr inflacioni

    Rritja e pagave për 2806 denarë, të cilën Qeveria e premtoi, por nuk e realizoi, nuk do të ketë më efekt sepse ato të para do t’i marrë inflacioni, shprehen nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

    “Ejani, futuni në lëkurën e punëtorit një muaj, duroni me 18 mijë denarë dhe më pas të ulemi dhe të diskutojmë. Tashmë është vonë për çdo rritje dhe bisedim. Edhe shumën që e kërkojmë prej 2806 denarë, po e merr inflacioni. Njerëzit edhe nëse e marrin prej muajit shtator, nuk do ta ndjejnë”, tha Ivan Peshevski – Nënkryetar për Sektorin Privat në LSM.

    Ata kërkojnë rritje lineare të pagave.

    “Të mos e dëmtojmë punëtorin, të pranohet kërkesa e LSM-së për rritje lineare të pagave nesër, të shohim si mund ta ndihmojmë punëtorin në këtë krizë inflacioni, krizë energjetike, ekonomike që të mbijetojë dhe të ekzistojë gjatë vitit. Nuk është rritje page sepse inflacioni po rritet çdo ditë”, u shpreh Darko Dimovski- kryetar i LSM-së.

    Të premten LSM do të vendosë për grevë të përgjithshme si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Tetovës paraqesin dëmet nga vërshimet e së dielës

    Lajmi i rradhës

    Anti-korrupsioni do të ngre iniciativë për ndjekje penale të Rashkovskit dhe Zeqirit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë