Banorët e Tetovës paraqesin dëmet nga vërshimet e së dielës

    75 amvisëri dhe objekte afariste kanë paraqitur dëmet nga vërshimet e të dielës.

    Në mesin e tyre është edhe shkolla fillore “Liria” e cila edhe pse është rikonstruuar një vit më parë, uji ka depërtuar në bodrumet e saj.

    Komisioni komunal, në terren po bën regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve. Komuna përsëriti thirrjes ndaj Qeverisë që t’i ndihmojë në kompensimin e dëmeve.

    “Numri i dëmeve është rritur deri në 75. Komisioni ka dalë në terren dhe kërkesa e radhës që e kemi ndaj qeverisë, është që, të ndihmoj në shpagimin e dëmeve të shkaktuara nga shiu që kaploi qytetin e Tetovës. Deri sa të marrim raportin nga komisioni për vlerësim, nuk mund të japim shifër, sepse vlerësimi duhet të jetë i saktë”, tha Besar Durimishi, Shtabi i krizës komuna e Tetovës.

    Ekipi i televizionit Alsat doli në terren për të inspektuar procesin e regjistrimit dhe vlerësimit të dëmeve, ku takuam pronarë dyqanesh, por edhe shtëpish që, edhe sot vazhdonin me pastrimin e ambienteve të tyre nga uji dhe balta që kishte depërtuar brenda.

    Dëmet thonë banorët janë të mëdha, ndërsa presin nga Qeveria apo komuna, kompensimin e tyre.

    “Ishin mbrëmë në ora shtatë, dhe na thanë që ta pastrojmë. I bëmë të gjitha, tani se di çka do bëjnë më.  Duhet të na kompensojnë dëmet. Për momentin krejt çka shihni, makineri gjitha i ka prishur. Kemi 25 000 euro dëm vetëm të furrës, e pakta është afër 35 000 euro pa veturat që na kanë dëmtu. Ja tre vetura i kemi që janë të dëmtuara të gjitha”, u shpreh Osman Kovaçi, pronar lokali.

    Shtabi i Krizës i Komunës së Tetovës, ka kërkuar po ashtu, edhe ndihmën e qeverisë për pastrimin e rrugëve dhe dezinfektimin e tyre, pas vërshimeve që ndodhën dy ditë më parë.

    Shtabi i Krizës, pas vlerësimit total të dëmeve, të premten pritet të mbajë edhe një mbledhje, ku do dilet me shifrën e saktë të dëmeve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Më mirë për Tetovën” kërkon dislokimin e veprimtarive me rrezikshmëri të lartë nga afërsia e qytetit

    Lajmi i rradhës

    LSM: Rritja e pagave që premtoi Qeveria, nuk do të ketë efekt sepse ato para do i marr inflacioni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë