LSM: vendimi për rritjen e pagës minimale është në dëm të punëtorëve dhe i njëanshëm

    Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, sot në një konferencë për media njoftoi se më 2 prill do të protestojnë në rrugët e Shkupit. Kjo vjen pasi të martën Qeveria miratoi informacionin se paga minimale do të rritet për 1800 denarë neto, dhe sipas LSM-së, vendimi është i kundërligjshëm.

    Ai tha se vendimi i Qeverisë që në mënyrë të njëanshme të miratojë informacionin, sipas të cilit është përcaktuar paga minimale, është në dëm të punëtorëve në Maqedoni dhe mospranimi i propozimeve për shumën.

    Sipas Trendafilovit, nuk ka negociata me shumicën e sindikatave të degëve të LSM-së as për nivelin e pagave në sektorin publik.

    “Që nga konferenca e fundit për media janë intensifikuar sulmet ndaj LSM-së dhe sindikatave të tjera nga partitë politike dhe drejtorët e emëruar politikisht që marrin rroga nga pagesa e taksave tona. Ne i paguajmë që të luftojnë ashpër me kërcënime dhe shantazhe, shkarkime dhe shkurtime të pagave të aktivistëve tanë, për të krijuar një sindikatë tjetër përfaqësuese në dëm të punëtorëve”, tha kryetari i LSM-së në një konferencë për media dhe apeloi për mbështetje të LSM-së nga punëtorët.

    Trendafilov theksoi se ata nuk janë këtu për të rrëzuar qeverinë, por për të rritur rrogat e tyre që të mund të jetojnë me dinjitet.

    Lajmi Paraprak

    Me elaborat gjeodezik të paligjshëm është legalizuar shtëpiza e Faton Murselit në Kodrën e Diellit

    Lajmi i rradhës

    Shumica e institucioneve arsimore në Tetovë nuk plotësojnë kushtet për mbrojtje kundër zjarri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë