Majko: Putini provokohet nga dobësia, jo nga forca

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin provokohet nga dobësia e jo nga forca.

    Majko me anë të një reagimi në Twitter duke komentuar “fjalorin” e presidentit rus, ka theksuar se agresioni në Ukrainë, ku po vriten të pafajshëm, sipas Putinit, është “operacion special”.

    “‘Fjalori’ i zotit Putin: E konsideron vendosjen e sanksioneve nga Perëndimi ndaj Federatës Ruse, si ‘shpallje lufte’; Agresioni në Ukrainë, ku po vriten të pafajshëm, sipas tij, është ‘operacion special'(!). Putin provokohet nga dobësia, jo nga forca!”, thekson Majko.

    Po ashtu, Majko pati reaguar pas deklaratë së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka theksuar se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinë e Ukrainës e ndarë mes Qeverisë së Kyivit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

    Lajmi Paraprak

    Izet Zeqiri, rektor i ardhshëm i UNT-së?!

    Lajmi i rradhës

    Votohet në Shqipëri, KQZ: Dështon procesi në tre qendra votimi

    Lajme tjera

    Moti sot

    Moti sot do të jetë i vranët dhe i paqëndrueshëm, sidomos pasdite në disa vende me reshje të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë