Votohet në Shqipëri, KQZ: Dështon procesi në tre qendra votimi

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhene informacionet e fundit për procesin e votimit deri në orën 14:30 per zgjedhjet e pjesshme lokale ne gjashte Bashki te vendit.

    Sipas tij, në tre qendra votimi, procesi nuk ka nisur e nuk ka vazhduar dhe konsiderohet i përfunduar, pra i dështuar.

    Ndërkohë që në lidhje me problematikat e hasura nga qendrat e votimit në terren, KQZ ka marrë raportimet më të shumta nga Bashkia e Shkodrës.

    Ilirjan Celibashi: Në 3 QV nga totali nuk ka nisur e nuk ka vazhduar votimi pasi ka kaluar dhe afati prej 5 orësh. Në dy QV ne Shosh dhe një në Pult.

    Në këto QV për shkak të pamundësisë së shkuarjes së anëtarëve të komisioneve të QV në vend për shkak të kushteve atmosferike aty votimi konsiderohet i pafilluar dhe i përfunduar.

    Përmes sistemit kemi marrë raportime mbi problematika në QV.

    Janë nga totali i raportimeve 13% problematika lidhen me kamerat e vëshgimit, 73% me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit dhe 15% lidhen me cështje të administrit të zgjedhjeve.

    40% të këtyre komunikimeve nga Shkodra, 33% nga Durrësi, 12% nga Lushnje 9% nga Dibër 6% nga Rrogozhinë nga Bashkia Vorë nga komisionet e QV nuk kemi raportime.

    Pajisja e identifikimit në 5 QV identifikimi është bërë përmes listës së zgjedhësve të printuar të dëreguar nga KQZ, ne 15 QV është zëvendësuar pajisja e identifikimit elektronim të votuesve.

    Koha e hapjes së QV, 75% e QV janë hapur në 7:00, 25% janë hapur nga ora 7 deri në 7:30.

    Verifikime në terren të situatës kemi bërë. Në përgjithësi nuk raportohen problematika sinjifikative. Ka disa probleme që lidhen në disa QV kemi pasur raportime nga përfaqesues të partive politke që ka pasur grumbullime të personave të paautorizuar rreth QV kemi komunikuar me KZAZ respektive është raportuar që situata është kthyer në normalitet.

    Lajmi Paraprak

    Majko: Putini provokohet nga dobësia, jo nga forca

    Lajmi i rradhës

    Fëmijë i llastuar, a teprohet me përdorimin e këtij termi?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë