MALMED: Së shpejti furnizimi i barnatoreve me antibiotik për fëmijë

    Agjencia e Barnave dhe Mjeteve Mjekësore “MALMED” siguron se së shpejti barnatoret do të furnizohen me antibiotikë në formë shurupi, të cilët disa javë janë në mungesë.

    Nga MALMED theksojnë se ka mungesë të antibiotikëve për fëmijët, të cilët më së shumti përdoren dhe jepen me recetë.

    “Antibiotikët në formë tablete amoksiklav, koalmacin dhe panklav, që kanë të njëjtën përbërje, ndodhen nëpër barnatore. MALMED tashmë ka miratuar importimin e amoksiklavit dhe pritet që ilaçi të jetë në barnatore nga java e ardhshme”, thonë nga MALMED.

    Ata shtojnë se së shpejti në barnatore do të jenë edhe panklavi dhe koalmacini për fëmijë.

    Kujtojmë se mjekët pediatër dhe mjekët e përgjithshëm përmes rrjeteve sociale alarmuan se ka mungesë të barnave. Mjekët thonë se te fëmijët, bakteret rriten për shkak të ndryshimeve të motit, ndërsa prindërit nuk mund t’i gjejnë ilaçet në barnatore.

    Lajmi Paraprak

    Osmani i përgjigjet VMRO-DPMNE-së: Kërkoni falje publike për krijimin e panevojshëm të konfuzionit në opinion mbi baza etnike

    Lajmi i rradhës

    Menduh Thaçi: Të rinjtë tanë ikin për mbijetesë, të Kroacisë për superjetë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë