Menduh Thaçi: Të rinjtë tanë ikin për mbijetesë, të Kroacisë për superjetë

    Kjo plagë ka qenë e pranishme për vite, por dallimi qëndron tani se me këtë plagë – ikjen e të rinjve tani ballafaqohen edhe maqedonasit, prandaj kjo çështje ka marrë dimension të ri. Kështu u shpreh lideri i PDSh-së, Menduh Thaçi në ClickPlus në TV21 teksa është përgjigjur për atë se pse po ikin të rinjtë, përcjell Nistori.

    “Është gjetur ta presim. Është fenomen që ndodh në bllokun e lindjes, në Ballkan, edhe në Kroaci ku kanë problem me mjek, me profesorë, me motra medicinale. Është fenomen që ndodh dhe nuk duhet të thuhet që na ndodh vetëm neve. Kroacia shkon për superjetë, ndërkaq njerëzit tanë shkojnë për mbijetesë dhe kjo i takon politikës që të japë një përgjigje shumë të saktë”, tha Thaçi.

    Thaçi: VMRO është parti pro-ruse dhe pro-serbe, duhet haptazi t’ua thotë votuesve

    “Mund të jetë frustracioni që kanë maqedonasit për të ruajtur identitetin, po nga ana tjetër është direkt asimilim, sepse ne i dimë qëllimet e Serbisë dhe Rusisë. Ne me vite i dimë qëllimet e këtyre shteteve, edhe nëse i shihni dokumentaret dhe emisionet e tyre kjo do t’u bëhet më e qartë”, shton Thaçi

    “Nëse nuk janë ata të vetëdijshme se dispononim pro-rus që e kanë, është fatalitet për ata. Duhet haptazi të flasin me votuesin e tyre, t’u tregohet se është fatalitet. Ata duhet t’u tregojnë popullit se ku duhet të shkojnë, dhe jo ku ata duan të shkojnë”, tha Thaçi më tej.

    Lajmi Paraprak

    MALMED: Së shpejti furnizimi i barnatoreve me antibiotik për fëmijë

    Lajmi i rradhës

    Edhe adoleshentët në RMV bëjnë pjesë në mesin e duhanpirësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë