Maqedoni, familja mbetet pa asistencë për përkujdesje

    Isak Salievski dhe bashkëshortja e tij Razia, në moshën 68 dhe 65 vjeçare jetojnë të vetëm, duke u ballafaquar me një sërë sfidash. Kanë nevojë për sadopak ndihmë. Më herët merrnin asistencë për përkujdesje, por më pas iu ndërprerë dhe nuk e dinë se përse.

    “Unë tash 4 herë që kam futur dokumentet për asistencë për përkujdesje, dhe nuk më bëhen, tash sërish në shkurt do të bëjmë aplikim, na duhet kjo ndihmë sa për të blerë barnat, unë kujt t’i kërkoj se secili i ka problemet e veta, më kanë ndihmuar faleminderit, por kur i ka njeriu paratë e veta pak më ndryshe është. Nuk e dimë. kemi pas një kohë të shkurtër edhe na i kanë ndalur….Nuk dua më shumë, sa të kem për barnat e mia”, tha Razije Salijevska.

    Razia është operuar tre herë, ndërsa burri i saj një herë, ndërsa aktualisht të ardhurat e vetme në familje burojnë nga pensioni i kryefamiljarit Isak Salievski.

    “Vetëm për barna, shumë shpenzojmë, vetëm një lloj është 1200 denarë, pompa për frymëmarrje private është 1400 denarë. Pensioni im më shkon për një javë, rrymën që e paguajmë,…  Zoti nuk na dha, djemt e vëllezërve na ndihmojnë pak, me veturë për ta dërguar në mjek…nëse nuk janë ato marrim taksi…  ”, tha Isak Salievski.

    “Edhe ky është i sëmurë, është i operuar për tumor në kurriz. Pastaj ky shërua unë u sëmura.. U bëra 2 herë operacion në zemër, njëherë në bark për tumor, kështu… Rëndë është se edhe nuk po mundemi, unë deri tash mirë, kam provuar sa për vete, por tash jo, nuk po mundem, po të mos ishte burri edhe bukë nuk mund të bëj me ngrënë”, u shpreh Razije Salijevska.

    Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se kërkesa për asistencën për përkujdesje është refuzuar nga ana e komisionit të mjekëve për shkak të mungesës së dokumenteve të nevojshme. Sipas këtij dikasteri numri i përgjithshëm i shfrytëzuesve të së drejtës së asistencës për përkujdesje është 48 703 persona. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit shqiptarë diskriminohen në garën e matematikës, testet vetëm në maqedonisht

    Lajmi i rradhës

    Derivatet ulen, çmimet e biletave nuk ndryshojnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë