Nxënësit shqiptarë diskriminohen në garën e matematikës, testet vetëm në maqedonisht

    Lidhja e Matematikanëve të Maqedonisë, sot në garën e matematikës ka diskriminuar nxënësit shqiptarë duke mos u ofruar testet në gjuhën shqipe, me çka i ka vënë në një garë të pabarabartë nxënësit shqiptarë me ata të komunitetit maqedonas, shkruan Nistori.

    Sipas prindërit Shpëtim Nuredini, prindërit e nxënësve shqiptarë i kanë tërhequr fëmijët e tyre nga nga gara dhe kanë protestuar para objektit të LMM-së.

    “Kjo është pasqyra e shëmtuar para shkollës Shën Klimenti i Ohrit në Butel ku, nxënësit shqiptar u përbuzën nga Lidhja e Matematikanëve të Maqedonisë Сојуз на математичари на Македонија – СММ. Përkatēsisht, kjo organizatë nuk kishte sjellë teste në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptar duke i vënë në një garë të pabarabartë. Për këtë arsye ne prindërit dhe arsimtarët shqiptarë, që shoqëronin fëmijët, vendosëm të tërheqim fëmijët nga gara.” – shkruan Nuredini, prind i fëmijës pjesëmarrës në garë.

    Nuredini kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencēs që të rishqyrtojë licencën që ia ka dhënë kësaj organizate për të organizuar gara në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror, njëkohësisht të licencojë shoqatat e matematikanëve shqiptar dhe jo vetëm.

    “Jemi lodhë nga diskriminimet, përbuzja dhe konkurenca jolojale.Për shkak të një situate të kētillë, fëmijët tanë, edhepse ekselentë, nuk mund të përfitojnë asnjë bursë, as në shkolla të mesme as në fakultete, sepse kusht kryesor për bursa është pjesëmarrja dhe fitimi i ndonjë çmimi në gara të organizuara nga shoqata të liçencuara.” – thotë ndër të tjera Nuredini.

    Nëse kjo gjë ka ndodhur edhe vitet e kaluara, Nuredini për Nistorin thotë se, materialet përgatitore gjithmonë kanë qenë vetëm maqedonisht, për testet na njoftuan, përmes shkollës, se do jenë shqip.

    “Problemi thelbësor ështē se vetëm kjo shoqatë ka ekskluzivitetin të organizojë gara që njihen nga MASh-i. Organizon edhe Plus-i, por MASh-i nuk i njeh diplomat e tyre dhe nuk i merr në konsideratë për bursa.” -shton prindëri për Nistorin.

    Sipas tij, 15 vite kemi ministra shqiptarë që s’kanë licensuar asnjë shoqatë tjetër. E udhës është që të reagojë MASh dhe ministri Jeton Shaqiri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Përplasje brenda dy grupeve në BDI

    Lajmi i rradhës

    Maqedoni, familja mbetet pa asistencë për përkujdesje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë