Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile

    Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç sot do të qëndrojë në Republikën e Kosovës, ku do të të takohet me homologen kosovare Albulena Haxhiu. Në takim pritet të nënshkruhet marrëveshje për ndihmë juridike në lëndë civile.

    “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje do të vendoset edhe rruga diplomatike e komunikimit, që do të mundësojë që procedurat civile të jenë më efikase dhe më të shpejta, ndërkaq do të mundësojë komunikimin mes organeve kompetente të dy shteteve për përgjigje më të shpejtë nga të dy anët, paraprakisht pa kaluar procedurat në dy ministritë e drejtësisë”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e RMV-së lejoi të punohet në pjesët e mbyllura të restoranteve me 30% të kapacitetit

    Lajmi i rradhës

    Kolaicioni “Ndryshojmë” kërkon rritjen e shtesës së fëmijës dhe shtesës për personat me aftësi të kufizuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë