“Maqedonia e Veriut në BE më së paku për 10 vjet”

    “Ka shumë njerëz që përpiqen të shkundin marrëdhëniet e mira mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Qeveria jonë nuk do t’i nënshtrohet provokimeve kaq të lehta, që po tentojnë të ndodhin nga të dyja palët. Ne kemi një qëllim të përbashkët – Maqedonia e Veriut të jetë një vend evropian, një fqinj i mirë. Së bashku mund të krijojmë rritje ekonomike dhe të gjitha këto thirrje dhe provokime nacionaliste duhet të injorohen vetëm për të ecur përpara”, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov.

    Sipas tij, garancia për të drejtat e bullgarëve në vend mund të sigurohet përmes procesit të integrimit evropian, i cili vlerëson se për Maqedoninë e Veriut do të zgjasë së paku 10 vjet.

    “Garancia për të drejtat e bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të sigurohet përmes procesit evropian. Në fakt, nëse i vendosim në marrëveshjen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo vetëm që Bullgaria nuk do t’i mbrojë më këto të drejta, por marrëveshja me Bashkimin Evropian do ta garantojë këtë të drejtë. Pra, heqja e vetos, siç thonë të gjithë – ta heqësh apo jo, është mënyrë e gabuar e të menduarit. Këtu duhet të themi – Maqedonia e Veriut do të jetë në Bashkimin Evropian për 10 vjet”, tha Petkov.

    Lajmi Paraprak

    OKB thirrje Rusisë: Ndalo sulmet në Ukrainë të evakuojmë civilët nga Mariupoli

    Lajmi i rradhës

    Qeveria ka vendosur të mbulojë disa nga vrimat në arkën e shtetit, me para nga fondet europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë