OKB thirrje Rusisë: Ndalo sulmet në Ukrainë të evakuojmë civilët nga Mariupoli

    Koordinatori i OKB-së për krizën në Ukrainë, Amin Awad, ka bërë thirrje që të ndalen menjëherë luftimet në Mariupol në mënyrë që civilët e bllokuar në qytet të mund të evakuohen që ditën e sotme.

    Jetët e dhjetëra-mijëra, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, janë në rrezik në Mariupol. Ne kemi nevojë për një pauzë të luftës për të shpëtuar jetë. Sa më gjatë të presim aq më shumë jetë do të rrezikohen. Ata duhet të lejohen të evakuohen në mënyrë të sigurt tani, sot. Nesër mund të jetë shumë vonë”, u shpreh Awad.

    Thirrja e tij erdhi pasi evakuimi nga Mariupoli i Ukrainës dështoi të realizohej ditën e diel si pasojë e sulmeve ruse. Deklarata e OKB-së tha se kishte rreth 100,000 civilë të bllokuar në qytet, i cili është bombarduar rëndë pasi ishte i rrethuar nga forcat ruse për javë të tëra. Aëad u shpreh se Pashkët Ortodokse, të cilat festohen si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë, krijuan mundësinë për të pasur një ndalim të shkurtër të luftimeve.

    Lajmi Paraprak

    Lufta në Ukrainë me pasoja për refugjatët kudo në botë

    Lajmi i rradhës

    “Maqedonia e Veriut në BE më së paku për 10 vjet”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë