Maqedonia e Veriut në hall me korrupsionin!

    Transparency International, sot ka publikuar rezultatet e Indeksit të perceptimit të korrupsionit (IPK) për vitin 2023. Maqedonia e Veriut ka përparuar me dy pikë dhe nëntë pozicione në listën e fundit të Transparency International, e cila vlerëson përparimin e vendit në luftën kundër korrupsionit. Me 42 pikë, në një shkallë ku 0 është më i korruptuari dhe 100 është më pak i korruptuari, vendi u ngjit me dy vende në krahasim me raportin e vitit 2022 dhe renditet në vendin e 76-të nga 180 vende sipas Indeksit të fundit të Perceptimit të Korrupsionit, i cili publikohet çdo vit nga Transparency International.

    Ndryshimet në Kodin Penal përmenden si paralajmërimi kryesor i përparimit të dobët të vendit në luftën kundër korrupsionit. Por janë edhe shkak për shqetësim, por edhe “emërimet dhe shkarkimet e gjyqtarëve me motive politike”.

    Pavarësisht progresit të vogël, Maqedonia është ende në shoqërinë e Hungarisë, Moldavisë, Trinidad dhe Tobagos dhe Burkina Fasos. Nga rajoni, Sllovenia, Kroacia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria renditen më mirë se Maqedonia, ndërsa Kosova, Shqipëria, Serbia dhe BeH kanë rezultate më të ulëta në luftën kundër korrupsionit.

    “Sapo filluan të shfaqen disa shenja të vogla progresi, sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut (42) u “çrregullua” ndjeshëm nga ndryshimet jodemokratike të bëra në Kodin Penal”, thuhet në raport.

    Në të thuhet se vendimi për uljen e dënimeve për shpërdorim detyre për përfitime personale dhe shkurtimin e afateve për fillimin e procedimeve ligjore për rastet e dyshuara për korrupsion është një favor i madh për personat e korruptuar.

    “Rreth 200 çështje do të pushohen , përfshirë ato kundër ish-zyrtarëve të lartë. Emërimet dhe shkarkimet e gjyqtarëve të motivuara politikisht ngrenë shqetësime shtesë për aftësinë e gjyqësorit për të luftuar efektivisht korrupsionin”, thuhet në raport.

    Raporti thekson se në shtator të vitit 2023, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut minoi ndjeshëm gjyqësorin. Në një procedurë jotransparente dhe të shpejtë, deputetët ndryshuan Kodin Penal, duke ulur dënimet me burg dhe parashkrimin e shpërdorimit të detyrës. Kjo, thuhet në raport, do të bënte që rreth 200 raste të dyshuara për korrupsion të vjetërsohen, shumë prej të cilave përfshinin ish-zyrtarë të lartë.

    Kryetari i Transparensi Interneshënall – Maqedoni, Bllagoja Pandovski, duke i prezantuar rezultatet në konferencën për shtyp theksoi se përmirësimi i dy pikave në vendin tonë është për shkak të përmirësimit vetëm në hulumtimin e njërit prej burimeve, BTI, ndërsa gjithë të tjerat janë të pandryshuara.

    “Megjithatë, këto dy pikë rezultuan me një kërcim në pozitën e Maqedonisë për nëntë vende më lart në tabelë, kështu që për dallim nga viti i kaluar kur ishim në vendin e 85-të, këtë vit jemi në pozitën e 76-të. Çdo rezultat nën 50 pikë sipas kritereve të IPK-së, në të cilin grup bën pjesë edhe Maqedonia, tregon për probleme serioze të korrupsionit në sektorin publik”, tha Pandovski.

    Nga vendet e rajonit, më e mira, edhe pse pa ndryshime në krahasim me vitin e kaluar, është Kroacia me 50 pikë dhe është në pozitën e 57-të. E renditur më keq, edhe pse me një pikë përmirësimi indeksi, është Bosnja dhe Hercegovina, e cila ndodhet në vendin e 108-të. Greqia ka rënë me tre vende dhe është në vendin e 59-të me 49 pikë. Mali i Zi me progres prej 1 pikë është në vendin e 63-të me 46 pikë. Shqipëria ka avancuar me një pozicion dhe është në vendin e 67-të me 45 pikë indeksi. Bullgaria ka avancuar me dy vende dhe është në vendin e 98-të me 37 pikë indeksi. Kosova pa lëvizur me 41 pikë është në vendin e 83-të, ndërsa Serbia nuk ka lëvizur dhe është në vendin e 104-të me 36 pikë.

    Danimarka kryeson indeksin për të gjashtin vit radhazi, e ndjekur nga Finlanda dhe Zelanda e Re. Në fund të listës janë Somalia, Venezuela, Siria, Sudani i Jugut dhe Jemeni. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) i këtij viti tregon se vetëm 28 nga 180 vendet e matura me këtë indeks kanë përmirësuar nivelin e tyre të korrupsionit gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit dhe 34 vende janë përkeqësuar ndjeshëm. Pavarësisht progresit të bërë në mbarë planetin në kriminalizimin e korrupsionit dhe ngritjen e institucioneve të specializuara për ta trajtuar atë, niveli i korrupsionit ka ngecur në nivel global. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    QMK-ja paralajmëron përmbytje dhe zjarre të shumta

    Lajmi i rradhës

    Ballkani (jo dhe aq) i hapur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë