Banorët e Pallçishtit në protesta, kërkojnë ujë të pijshëm (Video)

    Protestë në fshatin Pallçisht

    Mungesa e ujit për pije sot ka ngritur në protesta banorët e fshatit Pallçisht të Komunës së Bogovinës. Në shenjë revolte ata bllokuan rrugën rajonale Tetovë – Gostivar, ndërsa thanë se vazhdimisht kanë marrë premtime nga autoritetet, por ende nuk kanë ujë për pije, raporton Nistori.

    Banorët e Pallçishtit thanë se do të vazhdojnë me protestat derisa të gjejnë zgjidhje për ujin e pijshëm.

    “Njëzet vite asnjë investim nuk është bërë në fshatin tonë, ne kemi ndenjur këtu nuk e kemi ngrit zërin. Nga sot e tutje, protestat do vazhdojnë të jenë edhe para komunës. Në Pallçishtë duhet të vij komuna me njerëzit ta shohin hallin tonë se s`kemi ujë, njëzet vjet na mashtrojnë. Shkon njëri vjen tjetri dhe na premton edhe ai, më nuk durojmë kështu”, tha një banor i Pallçishtit.

    Ndërsa mërgimtari Bujar Aliu, theksoi se ësht turp që në vitin 2022 të protestohet për ujë të pijshëm.

    Protestuesit thanë se kryetari i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu, para 10 ditëve u kishte thënë që ta anulojnë protestën dhe u kishte premtuar zgjidhje.

    “Ka përfunduar afati prej 10 ditëve dhe ende nuk kemi asnjë punë”, thanë protestuesit.

    Ndryshe, Besnik Emshiu u zgjodh në krye të Komunës së Bogovinës në zgjedhjet e fundit lokale si kandidat nga radhët e BDI-së./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Përplasjet mes Muharemit dhe Ruskoskës | Joveski vendos nëse ka pasur parregullsi gjatë bastisjes

    Lajmi i rradhës

    Besimi: Me rishikimin e Buxhetit sigurohet përballje me krizën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë