Bekim Sali: Pacientët nuk duhet të jenë viktimë e grevës

    Pacientët nuk duhet të viktimizohen për shkak të kërkesave të punëtorëve të shëndetësisë, është qëndrimi i ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali.

    Kushtëzimi me grevë nuk është mënyra për gjetjen e gjuhës së përbashkët. Sipas tij nuk janë në grevë të gjithë mjekët amë, por vetëm një pjesë e vogël prej tyre.

    Ai thotë se me mjekët amë tani më 8 muaj janë në bisedime.

    Kryetarët e të tre shoqatave janë të njoftuar se çfarë është punuar deri më tani. Bojkotimi i punës është presion mbi punën e Ministrisë së shëndetësisë dhe Fondit për sigurim shëndetësor.

    “Ne dëshirojmë që të gjitha pikat, të gjitha kërkesat që i vlerësojmë legjitime, ti mundësojmë dhe të themi: po, reformat në shëndetësinë primare janë këto dhe mënyra e funksionimit është kjo, të mbulohet në të gjitha pjesët e shtetit dhe me gjithë këto do ta sigurojmë me mjete shtesë në sistem. Ne duam që kjo të jetë në një pako dhe jo në çdo muaj nga një ose dy kërkesa miratohen, pasi që ashtu ne gjithë kohës do të merremi me promovimin e mbrojtjes shëndetësore primare duke e ditur se në çfarë kushte punojnë punonjësit shëndetësor”, tha Sali.

    Lajmi Paraprak

    VMRO dorëzon nismën për referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë

    Lajmi i rradhës

    Cilat janë kriteret kryesore për përzgjedhjen e vajit për gatim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë