Pendarovski: Asnjëherë nuk do të udhëtojë në Bullgari për të biseduar për Car Samoilin

    “Unë edhe tani them edhe në vitet e ardhshme, pavarësisht se në çfarë pozicioni do të jem, nuk kam ndërmend të shkoj në Bullgari dhe të flas për historinë. Teza ime e vjetër është se kur flasim për integrime evropiane nuk duhet të përqendrohemi në histori”.

    Këtë e tha sot presidenti Stevo Pendarovski, në lidhje me kontestin me Bullgarinë. Ai theksoi se që nga viti 2019, Bullgaria çështjen historike e ka kthyer në parakusht për avancim, përcjell Nistori.

    “Për fat të keq, që nga viti 2019, Sofja e ka kthyer atë temë në një parakusht për avancim. Më vjen mirë që në kuadrin e negociatave historia përmendet vetëm në pjesën e marrëveshjes dypalëshe dhe Komisionit të Historianëve. Për temat historike, nuk kam ndërmend të humbas kohën, të udhëtoj në Sofje dhe të flas me Rumen Radevin për pushtuesit apo administratorët”, thotë Pendarovski, i cili beson se retorika mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë tani është qetësuar, sepse RMV-ja e ka pranuar kornizën e negociatave.

    Ai shton se nuk e ka marrë mandatin në vitin 2019, për të kthyer vendin dhe popullin në shekullin e 19-të dhe të flas për Car Samoilin./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shumë kompani në Maqedoni detyrohen të mbyllin dyert shkaku i krizës energjetike

    Lajmi i rradhës

    Brenda një viti 1608 viktima të dhunës në familje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë