Qeveria e RMV-së: Do të ketë pako të re anti-krizë

    Fotografia: Nistori

    Me ribalancin e buxhetit për vitin 2022 janë siguruar 76 milionë euro për masa të reja anti-krizë.

    Nga Qeveria e RMV-së thonë se është drejt fundit dizajnimi i pakos së re dhe në një nga seancat e ardhshme qeveritare do të diskutohet për këtë pikë.

    “Masat do tu dedikohen kategorisë së cenueshme të qytetarëve kurse një pjesë do tI dedikohet ekonomisë. Për rregullsinë se si është menaxhuar me këtë krizë që zgjat nga viti I kaluar dëshmi janë pakot paraprake anti-krizë”, deklaroi Dushko Arsovski

    I pyetur nëse është I vërtetë informacioni se Bullgaria do ta furnizojë vendin tonë me energji elektrike prej 420 euro për një megavat orë, zëdhënësi Arsovski tha se çmimi ende nuk është konstatuar dhe se nga java e kaluar aktive është grupi i punës së dy qeverive./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Do të hapet tender i ri për 2 km e para të rrugës Shkup – Bllacë

    Lajmi i rradhës

    Protestohet edhe në shkollën “Goce Dellçev” në Tetovë, largimi i mësuesve shkakton revoltë te nxënësit dhe prindërit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë