Komunat e rajonit të Pollogut sot diskutuan për problemin me mbeturinat dhe qentë endacak

    Në Komunën e Zhelinës u mbajt sot mbledhja e Qendrës për Zhvillim të rajonit planor të Pollogut ku është diskutuar për shumë tema të rëndësishme për qytetarët e këtij rajoni.

    Në këtë mbledhje të pranishëm ishin kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ai i Gostivarit, Arben Taravari, i Zhelinës Blerim Sejdiu dhe disa përfaqësues nga ambasada e Sllovenisë në RMV.

    Në këtë mbledhje u paraqit projekti që do të zgjidhte problemin e mbeturinave, pra, projekti “Menaxhimi i mbeturinave inerte në Pollog” nga kompania sllovene WTE (West To Energy) investim ky i paraparë në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë.

    Gjithashtu është diskutuar për projektin e trajtimit të qenve endacak, projekt ky që me fondet ndërkombëtare dhe me mbështetje të komunave të rajonit të Pollogut, do të ndërtohet një qendër e trajtimit të tyre në komunën e Vrapçishtit.

    Kryetarët e komunave të Pollogut në këtë mbledhje u dakorduan që së bashku të kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që për shkak të krizës energjetike, pushimi dimëror për shkollat fillore dhe të mesme të jetë 2 muaj./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pensionet e shtatorit në RMV do të jenë më të larta për 6.8%

    Lajmi i rradhës

    Trençevska: Me marrëveshjen e re kolektive për sektorin publik, do të sigurohet rritje e përhershme e pagave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë