Trençevska: Me marrëveshjen e re kolektive për sektorin publik, do të sigurohet rritje e përhershme e pagave

    “Marrëveshja e re e përgjithshme kolektive në sektorin publik, për të cilën po punohet, do të sigurojë të drejta më të mëdha për punëtorët, ndërsa metodologjia e re do të sigurojë rritje të vazhdueshme të pagave të punëtorëve”, theksoi sonte ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, duke theksuar se do të jetë një zgjidhje sistematike që nuk do të varet nga vullneti politik i askujt.

    Në emisionin “Top Tema” në TV Telma, ajo bëri me dije se deri në fund të vitit do të nënshkruhet kontrata e re e përgjithshme kolektive për sektorin publik.

    Trençevska theksoi se dialogu social me sindikatat është i gjallë dhe vazhdon. Ajo shtoi se në kuadër të atij dialogu sillen zgjidhjet më të mira për punëtorët.

    “Një nga zgjidhjet e para ishin ndryshimet në ligjin për pagën minimale. Në vitin 2017, paga minimale ishte 9.000 denarë, sot është 18.000 denarë. Kjo është dyfishi i pagave dhe dyfishi i të ardhurave për punëtorët”, theksoi ministrja./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komunat e rajonit të Pollogut sot diskutuan për problemin me mbeturinat dhe qentë endacak

    Lajmi i rradhës

    PA RRITJE TË ÇMIMEVE, VITIN E ARDHSHËM MË PAK DUHAN!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë