Përgatitnin gara ilegale në rrugën Tetovë – Shkup, 15 automjete largohen nga trafiku

    Pesëmbëdhjetë automjete me targa të Maqedonisë së Veriut dhe të huaja janë tërhequr dje në bulevardin “Marshall Tito” në Tetovë, për shkak se po përgatiteshin për organizim të garave ilegale në magjistralen Tetovë – Shkup dhe anasjelltas.

    Siç njofton MPB, ndaj personave janë ndërmarrë masat adekuate dhe u janë shqiptuar sanksione për kundërvajtjet e konstatuara, përcjell Nistori.

    Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë u bën thirrje shoferëve të mjeteve që t’i respektojnë rregullat ligjore në komunikacion, të kontrollojnë me kohë korrektësinë teknike të automjeteve, të mos organizojnë gara në autostradë dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë në autostradë.

    Ndryshe konform Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, automjetet e tyre do të konfiskohen brenda 90 ditëve.

    Lajmi Paraprak

    Shkëndija vazhdon shkëlqyeshëm, fiton ndaj Valmeiras në Letoni

    Lajmi i rradhës

    Plazhet e Strugës pa shpëtimtarë, rojet në plazhe më se të nevojshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë