Sa para të qytetarëve kanë përfunduar në shëndetësinë private?

    Foto Ilustruese

    Bazuar në çmimin më të ulët të paguar prej 1.400 denarë për një testim dhe 819.240 testime të kryera për dy vite, më shumë se 18,6 milionë euro janë derdhur në shëndetësinë private nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

    Në kushtet e pandemisë, për shkak të mos ofrimit të më shumë termineve nga ISHP dhe kontratave të panënshkruara me ISHP për diagnostikimin e COVID-19, nuk janë ofruar shërbime të mjaftueshme shëndetësore për të siguruarit nga Fondi Shëndetësor.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, që nga fillimi i pandemisë në të gjithë shtetin janë kryer gjithsej 1.962.489 analiza, në 33 laboratorë, nga të cilat 1.337.238 janë teste PCR, dhe pjesa tjetër janë teste të shpejta antigjene.

    Për shkak të krizës shëndetësore në vitin 2020, numri i kontrolleve në terren në objektet shëndetësore është ulur me 74%, gjë që rrit rrezikun e pagesës së shërbimeve shëndetësore në një formë dhe vëllim të ndryshëm nga ai i real. Sipas informacioneve të paraqitura, në vitin 2020 janë kryer gjithsej 83 kontrolle në objektet shëndetësore, krahasuar me 472 në vitin 2019./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lufta ul me 60 për qind volumin e importeve nga Rusia në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    Kthehet në punë drejtoresha e shkarkuar e Gjimnazit të Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë